Cafu dhe Serginho zbulojnë se do të largohen
Albeu.com
Dyshja braziliane, Marcos Cafu dhe Serginho, e kanë konfirmuar largimin e tyre nga Milani në fund të këtij sezoni, për të cilët ndeshja e së dielës do të jetë edhe e fundit tek rosonerët.“Nuk e di nëse do të luaj në Brazil. E gjitha që di është se ndeshja e fundit me Milanin do të jetë të dielën dhe në fakt nuk e di nëse do të luaj ose jo. Jam i gatshëm të marr një detyrë kaq të rëndësishme. Carlo Ancelotti mund të llogarisë në mua”, ka thënë Cafu.

Dita e diel do të jetë emocionuese edhe bashkëkombtasin e tij, Serginhon, i cili iu bashkua klubit që në vitin 1999.

“Pas problemeve të mia me shpinën, nuk kam qenë në gjendje të arrijë kulmin e formës fizike, që më bën të mendoj se pse kjo është koha e duhur të largohem”, ka thënë 36-vjeçari.

“Kam ardhur në Milan gjatë verës së vitit 1999 së bashku me Gennaro Gattuson dhe Andriy Shevchenkon, kur isha 27 vjeç, dhe kam kaluar nëntë vite të shkëlqyeshme këtu”, ka shtuar braziliani. (telegrafi)
Shtuar më 17/05/2008, ora 17:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori