Cafu: Gattuso më i mirë si trajner se sa kur ishte lojtar
Legjenda e Milanit, Marcos Cafu, mbrojtësi brazilian që luajti për 5 sezone me kuqezinjtë (2003-2008), duke folur për “Sky Sport”, ka dhënë një opinion në lidhje me trajnerin Gennaro Gattuso. Ai ka befasuar me deklaratën e tij, duke folur me superlativa me trajnerin e Milanit.

"Për mua Gattuso është më i mirë si trajner se sa kur luante në fushë si futbollist. Nuk kam dyshim për këtë. Po punon mirë, ndaj jam shumë i lumtur që po arrin të rikthejë Milanin në rrugën e duhur. Jam krenar jo vetëm për Gennaro por edhe për të gjithë ish-kolegët e mi te Milani, që tani janë trajnerë të suksesshëm", tha Cafu. /albeu.com/


Shtuar më 23/03/2019, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori