Cagliari, Cellino i bën një super-ofertë Gallianit
Binomi mes Barbara Berlusconit dhe Adriano Gallianit te Milan mund të përfundojë së shpejti. Administratori aktual i kuqezinjëve do rolin e një protagonisti absolut, siç ka qënë edhe në të shkuarën gjatë presidencës së lavdishme të Silvio Berlusconit. Për këtë arsye në qershor Galliani mund të lerë Milanin për tu transferuar te Cagliari.

Siç shkruan "TuttoSport", javën e shkuar Massimo Cellino ka takuar familjen Al Thani për të folur rreth shitjes së klubit nga Sardegna dhe emri i Gallianit është përfolur si presidenti i ardhshëm i mundshëm i Cagliarit.


Cellino, pasi bleu përqindjen më të madhe të Leeds United, po punon për shitjen e Cagliarit, por do që të ketë ende një njeri të besueshëm në klub: për këtë arsye i ofron Adriano Gallianit presidencën e klubit. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2014, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori