Cagliari-Milan, gjesti i shëmtuar i Balotellit
Gol dhe gjest i shëmtuar: ditën e djeshme, kur Milani shijoi fitoren në transfertë, Mario Balotelli ka qënë një prej protagonistëve kryesorë dhe jo vetëm në aspektin pozitiv. Po bën shumë diskutime gjesti kundrejt tifozëve të Cagliarit pas golit të barazimit. SuperMario ka festuar duke çuar duart në vende të pahijshme, gjest që u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri.

E verdha do ti kushtojë një javë italianit dhe bëhet fjalë për ndeshjene e pestë në këtë sezon që Balotelli e humbet për shkak të skualifikimeve. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori