Cagliari surpriza e këtij sezoni në Seria A, mposht Atalantën e Gjimshitit (VIDEO)

Cagliarit mposhti Atalantën me rezultatin 2-0 në transfertë. Sardët me fitoren e sotme arritën në kuotën e 21 pikëve dhe ngjiten në vendin e 5-tw në Serie-A, me pikë të barabarta me ekipin nga bergamo.

Një autogol i Pasalic dhe një gol i Olivas i dhanë tri pikët Cagliarit, që luajti me një lojtar më shumë që nga minuta e 41-të, pas daljes me karton të kuq të Ilicic, i cili bëri një gjest antisportiv ndaj kundërshtarit.

Pavarësisht se luajti në inferioritet numerik, Atalanta provoi dhe krijoi shumë raste, por fati dhe portieri Olsson nuk lejuan që bergamaskët të shënonin.
Shtuar më 03/11/2019, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori