Cahill kthehet per te fituar derbin
Tim Cahill
Tim Cahill beson se Evertoni ka shansin per te bere te dyfishte fitoren e e derbit me Liverpool. Evertoni pas fitores 2-0 ne Goodison Park ne fazen e pare, mendon per nje tjeter fitore ne kete faze te dyte. Keshtu shprehet sulmuesi dhe njekohesisht lojtari me deciziv i Evertonit, australiani Tim Cahill.

Australiani do te mungoje ne ndeshjen e fundjaves ne kupen e Azise dhe do te bashkohet me skuadren e tij ne Premier League per derbin me Liverpool.

Ai shtoi se "Liverpool po kalon nje moment te veshtire, por ne te vertete ne nuk e dime se cpo ndodh atje, ne duam te fitojme ndeshjen per fansat, per trajnerin tone dhe per ne si skuader. Ne ndeshje te tilla duhet te japesh gjithcka dhe Evertoni ka nje shpirt te madh gare per te tilla ndeshje. Ne kemi shanse te medha per ta fituar kete ndeshje dhe ne kete moment duhet ta fitjome per tu ngjitur ne renditje dhe per ti shpetuar sa me shume fundit te tabeles".

Liverpool dhe Everton ndajne me pike te barabarta nga 25, vendin e 13-te dhe 12-te renditjes te Premier Liges Angleze. (albeu.com)
Shtuar më 15/01/2011, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori