Caktohen datat për ndeshjet Juventus-Milan, Inter-Napoli dhe finalja e Kupës së Italisë
Mediat italiane raportojnë se është vendosur që ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Italisë mes Juventus-Milan dhe Inter-Napoli do të zhvillohen më 13 qershor, ndërsa ndeshja finale më 17 qershor.

Ndeshjet e para gjysmëfinale u luajtën në shkurt, me Juventusin që barazoi 1:1 me Milanin, dhe Napolin që e mundi 1:0 Interin.

Me finalen që do të luhet më 17 qershor në Romë, klubet kanë shprehur shqetësimin e tyre se nuk kanë kohë të mjaftueshme mes ndeshjeve për t’u përgatitur, veçanërisht pas pushimit tre mujor shkaku i pandemisë koronavirus.

Sipas Sky Sport Italia, qeveria italiane e ka pranuar kërkesën e Lega Serie A për t’i zhvendosur gjysmëfinalen më 12 dhe 13 qershor, nërsa Napoli do ta presë Interin të shtunën më 13 qershor.

Shtuar më 03/06/2020, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori