Lega Serie ka publikuar programin e çerekfinaleve të Kupës së Italisë, në pritje të përfundimit të xhiros së 16 me ndeshjen e nesërme në mbrëmje midis Lazios dhe Parmas.
Fillon të martën më 26
janar me derbin e shumë pritur midis Interit dhe Milanit (ora 20:45), ndërsa ditën tjetër Atalanta do të luajë
kundër fituesit të
ndeshjes Lazio – Parma (17.45) dhe Juventusit
kundër Spalit.
Çerekfinalet do të përfundojnë të Enjten 28
Janar me takimin ndërmjet Napolit dhe Spezias, e caktuar për në orën 21:00.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 18:57