Caktohet dita kur do të zgjidhet Presidenti i ri i Federatës
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka caktuar datën e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme zgjedhore. Do të jetë pikërisht data 07 shkurt, kur do të zhvillohen punimet e kësaj Asambleje, ku përveç rendit të ditës, do të zgjidhen edhe organet drejtuese të FSHF-së.

Lajmi u publikua në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, ditën e sotme, ku ndër të tjera njoftohej se punimet e Asamblesë së Përgjithshme do të zhvilloheshin në hotel ‘Adriatik’, në Durrës.

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, sikundër edhe është njoftuar ka përcaktuar datën 07.02.2018 si ditën e zhvillimit të punimeve të Asamblesë Zgjedhore të futbollit shqiptar. Kjo Asamble këtë radhë përveç pikave të rendit të ditës do të zgjedhë edhe organet e reja drejtuese të FSHF për 4 vitet e ardhshme. Punimet e Asamblesë do të zhvillohen në hotel “Adriatik” në Durrës ora 09:00. Anëtarët e Komitetit përcaktuan dhe miratuan edhe rendin e ditës së punimeve të Asamblesë”, thuhej në komunikatën e shpërndarë nga FSHF-ja ditën e sotme./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori