"Calciopoli" nuk ka mbarim, vijojnë përplasjet në distancë mes Morattit dhe Moggit
Calciopoli duket se nuk ka fund… Edhe pas 14 vitesh! Motiv diskutimi sapo dikush hedh një shashkë dhe ai dikush quhet Massimo Moratti, ish-presidenti I Interit, që në një intervistë për “Telelombardia” ka folur për Tripletën (titull, Champions, kupë) të fituar nga zikaltërit.

“Gjithçka shërbeu për të krijuar kushtet për triumfin, edhe pengesat që kaluam duke u përballur me një Juventus që sillej si sillej dhe të luftonim një një muri që duhej I pathyeshëm. Arritëm ta shembim dhe më pas morëm kënaqësitë e merituara. Dikur, këto kënaqësi, dukeshin të pamundura”.
Menjëherë ka ardhur reagimi I Luciano Moggit që foli për Radio Bianconera. Ish-drejtuesi I Juventusit kujtoi një vendim të Gjykatës së Apelit që thotë se Giancinto Façhetti lobonte me arbitrat dhe prokurorin e federatës, në atë kohë, Palazzi, I cili tha se Interi rrezikonte më shumë nga të gjithë.

Moratti humbi një tjetër shans që të heshte! Mund të festonte ndryshe ose ta kishin pyetur ndryshe, pra nëse vlen më shumë një vendim po një tjetër. Ose nëse ligji është vërtet I barabartë për të gjithë”.

“Ka përgjime ku Façhetti dhe Moratti I kërkojnë një arbitri që të fitohet ndeshja e tyre. Unë këto gjëra nuk I kam bërë kurrë”.
Shtuar më 21/03/2020, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori