Calderon: Nuk ka më transferime
Albeu.com
Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë para se të mbyllet afati kalimtar veror, presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka konfirmuar se transferimet për mbretërit kanë përfunduar.Pavarësisht humbjes së takimit të parë të Los Blancos nga Valencia në Mestalla (3-2), presidenti Calderon ka deklaruar se klubi nuk do të përfshihet në ndonjë tjetër aktivitet për transferimin e ndonjë lojtari të ri.

“Kam thënë edhe më parë se projekti ynë për forcimin e skuadrës është plotësuar dhe jam i sigurt se ky sezon do të jetë sezoni kur do ta tregojmë vetveten”.

“Kemi një skuadër shumë komplete dhe të baraspeshuar, ndërsa në të ardhmen do të bindeni për këtë gjë”, ka thënë presidenti.
Shtuar më 18/08/2008, ora 21:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori