Calhanoglu drejt largimit nga Milani
Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani.

Mesfushori turk është në vitin e fundit të kontratës me klubin italian por nuk ka gjetur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës. 26-vjeçari ka kërkuar nga drejtuesit e klubit pagë rreth gjashtë milionë eurosh në sezon për vazhdimin e kontratës.

Bisedimet mes lojtarit dhe krerëve të klubit kanë nisur, por nuk ka pasur marrëveshje.

Sipas mediave italiane, në verën e vitit 2021 mesfushori turk mund të largohet si futbollist i lirë nga Milani.

Për Calhanoglun interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane që janë të gatshme t’ia japin pagën e kërkuar lojtarit.

Mesfushori këtë sezon me “Rossonerët” ka luajtur në gjashtë ndeshje duke shënuar katër gola.
Shtuar më 16/10/2020, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori