Calhanoglu zbulon sekretin për suksesin te Milan
Hakan Calhanoglu ka zbuluar sekretin e sukseseve të fundit te skuadra e Milan.

Që nga fundi i sezonit të kaluar, Milan vazhdon të jetë në një ecuri pozitive, duke shënuar disa fitore.

Hakan Calhanoglu ka qenë në mesin e më të dalluarve në këto ndeshje. Ai ka treguar se cili është sekreti që e shtynë drejt suksesit.

Sekreti im është familja ime, vajza ime, gruaja ime”, ka thënë Calhanoglu për ‘Milan TV’, transmeton lajmi.net.

“Ata gjithmonë më mbështesin mua, janë fuqia ime dhe shihet në fushë”, shtoi lojtari.

Calhanoglu shënoi dy gola në fitoren e Milan në raundin e tretë të kualifikuesve për Ligën e Evropës.
Shtuar më 25/09/2020, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori