Callejon: Jam i lumtur, dua të qëndroj te Napoli
Jose Callejon dëshiron të qëndrojë te Napoli. Spanjolli i cili u transferua tek të kaltrit në vitin 2013 i skadon kontrata vitin e ardhshëmm, por anësori ka dëshirë të qëndrojë gjatë.

"Unë ende kam një vit kontratë, dhe do të doja të qëndroja. Njerëzit më duan, më përqafojnë në rrugë dhe duan që unë të qëndroj këtu. Do të duhet të flas me De Laurentiis për të gjetur një marrëveshje", ishin fjalët e mesfushorit të Napolit Jose Callejon.
Shtuar më 21/03/2019, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori