Cambridge United 0 £ vs Manchester United 235 milionë £ (FOTO LAJM)

Cambridge United - 0 sterlina
Manchester United do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e vlefshme për Fa Cup përballë modestëve të Cambridhe United. Qyteti anglez është i famshëm për universitetin e tij por përsa i përket futbollit mund të konsiderohet më shumë se modest.

Stadiumi i skuadrës pritëse, "Abbey Stadium", ka një kapacitet prej 8 mijë vendesh, ndërsa buxheti i skuadrës është diku te 25 mijë sterlina.

Cambridge United militon në League Two, ose kategorinë e katërt angleze dhe vlera e 11 lojtarëve që pritet të zbresin sonte në fushë është 0 sterlina, përballë super-ekipit të Louis Van Gaal që kushton plot 235,5 milionë sterlina.

Në letër United është super-favorit, po në fushë a mund të ketë surpriza? Të presim orën 20:55 e të shohim. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2015, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori