Camp Nou ishte shënjestër e një sulmi terrorist
Camp Nou ka qenë cak i një sulmi terrorist në vitin 2017.

Kështu është deklaruar në gjyqin që po mbahet ndaj personave që shkaktuan sulmin terrorist në Barcelonë në vitin 2017.

Ky informacion fillimisht ishte zbuluar në vitin 2018 gjatë fazës së hetimeve, dhe tani është konfirmuar në gjyq.

Qëllimi i sulmuesve ka qenë të sulmonin Camp Nou me një furgon në të cilin do të vendoseshin bombat, vetëm tre ditë pas sulmeve të Ramblas.

Në ditën kur mendohej të bëhej sulmi, Barcelona priste në Camp Nou Real Betis, dhe në stadium ishin rreth 56 mijë tifozë.

Kujtojmë se në sulmin e La Rambla (Barcelonë, 17 gusht 2017), një 22 vjeçar që voziste një furgon, i mori jetën 13 personave, ndërsa plagosi të paktën 130 të tjerë.
Shtuar më 10/11/2020, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori