E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Can u tregon haptazi: Tek Juventus nuk jam i lumtur
Emre Can thotë se është i pakënaqur te Juventusi pasi gjermani nuk po ka minuta të mjaftueshme në Torino.

Can ka bërë vetëm tre paraqitje si zëvendësues për Juven në kampionat pasi u la jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Mesfushori 25-vjeçar ishte një zëvendësues i minutës së 71-të kundër Interit javën e kaluar, duke luajtur në total vetëm 78 minuta me trajnerin Maurizio Sarri.

Në një pronocim për mediat Can deklaron se tek Juventusi nuk po luan.

“Unë nuk jam i lumtur tek Juventus tani. Unë nuk luaj shumë për momentin”, tha Can.

“Sezonin e kaluar kam luajtur shumë. Sidomos në lojëra të rëndësishme për Juventus. Dhe gjithashtu kam luajtur mirë atje”.

“Unë nuk kam pasur një shans këtë sezon. Por tani mendoj, kur të kthehem në klub, do të marr përsëri shanse”, përfundoi ai.

Shtuar më 10/10/2019, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori