Cana bën deklaratën e bujshme: Granit Xhaka donte të luante për Shqipërinë
Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin francez "So Foot".

Futbollisti gjakovar ka zbuluar shumë gjëra rreth karrierës së tij dhe Shqipërisë.

Ai gjithashtu ka treguar se ylli i Arsenalit, Granit Xhaka ka kërkuar të luaj për Shqipërinë por që FIFA nuk e ka lejuar.

“Sigurisht. Ishte rasti i vëllezërve Xhaka. Më kujtohet që vëllai i vogël, Graniti, i cili luan për Arsenalin, më telefonoi pasi dëshironte të luante në ekipin kombëtar. Në atë kohë, FIFA nuk jepte leje pasi nuk kishte pasaportën shqiptare. Një nga lojtarët e parë që luajti për Shqipërinë pasi luajti për të rinjtë e Zvicrës ishte Basha, i cili luajti për shumë vite në Serinë A, përfshirë me skuadra si Torino”, ka thënë Cana kur u pyet se a është përfshirë në thirrjet për t’iu bashkuar Shqipërisë.

36 vjeçari u pensionua nga futbolli në vitin 2016 derisa ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si PSG, Marseille, Sunderland, Galatasaray e Lazio.
Shtuar më 08/09/2019, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori