Cana drejt Everton-it
Albeu.com
Lorik Cana shumë shpejt mund të kalojë te klubi anglez i Evertonit. Skuadra nga Premier Liga ka bërë ofertën më të mirë për kapitenin e Marsejës e cila arrin në 10 milionë euro.Po ashtu edhe vetë lojtarit do t’i shkojë një shumë e majme ku flitet për 2.5 milionë euro në sezon. Mesa duket Everton ka mposhtur konkurencën e Hamburgut, Verderit apor edhe Liverpoolit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze dhe ato angleze. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por transferimi i Canës te Everton duket si formalitet.
Shtuar më 20/07/2009, ora 18:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori