Cana: Duhet te besojme te kombetarja
Albeu.com
Shtylla e kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është edhe më optimist për kombëtaren pas fitore së thellë prej 6-1 në miqësoren e mbrëmshme përballë Qipros. Cana luajti 73 minuta dhe u largua pasi kuqezinjtë avanconin 5-1, duke marrë duartrokitjet e tifozëve dhe vlerësimin pozitiv nga stafi teknik."Duhet të besojmë te kjo kombëtare, sepse lojtarët që janë dhe këta që po vijnë, po tregojnë dëshirë të madhe. Trajneri Kuzhe ka një plan afatgjatë për të qenë të suksesshëm", ka thënë Cana "Përkushtimi është maksimal nga të gjithë, ndaj nuk ka arsye pse të mos shpresojmë në edicionin e ardhshëm. Kjo ndeshje do të na shërbejë shumë për ndeshjet zyrtare me Danimarkën dhe Suedinë", ka shtuar përforcimi i ri i Sunderlandit. Cana së fundi tha për mediat shqiptare se në Ligën Premier ai shihet si "Beckhami shqiptar".
Shtuar më 14/08/2009, ora 02:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori