Cana hyn në historinë Olimpique Marseille
Albeu.com
Në minutën e 79-të të ndeshjes Olimpique Marseille – Caen, e luajtur të shtunën e kaluar, Lorik Cana u bë lojtari më i ndëshkuar në historinë e klubit francez.Në fakt, me 49 kartonë të verdhë të marrë që nga koha kur arriti në Olimpique Marseille, para tri vitesh (në gusht të vitit 2005), shqiptari kaloi ish-lojtarin e Marseillet, Bernard Casonin.

Trajneri aktual i Bastias, megjithatë ka marrë edhe tetë kartonë të kuq gjatë karrierës së tij me Olimpikun, ndërkohë që Lorik Cana nuk është ndëshkuar kurrë me klubin aktual. Cana do të mungojë ndeshjen e ardhshme kundër Valenciennes.

Top-15 lojtarët me më shumë kartonë te Marseille

Lojtari (kartonë të verdhë/ndeshje):

1 Lorik CANA (49/146)
2 Bernard CASONI (48/221)
3 Eric DI MECO (47/276)
4 Abdoulaye MEITE (38/156)
5 Hamada JAMBAY (33/140)
6 José Carlos MOZER (30/118)
7 Sébastien PEREZ (29/96)
8 Manuel AMOROS (28/172)
9 Habib BEYE (26/174)
10 Jean-Pierre PAPIN (24/)
11 José ANIGO (23/)
12 Basile BOLI (23/163)
13 Didier DESCHAMPS (23/156)
14 Abdoualye DIALLO (23/190)
15 Marc LIBBRA (23/148)
(albania-sport)
Shtuar më 08/10/2008, ora 04:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori