Cana i impresionuar qe do perballet me Francen
Albeu.com
Mesfushori kuqezi, e ka pritur me kenaqesi lajmin se perfaqesuesja e drejtuar nga Josip Kuzhe do te luaje ne te njejtin grup eliminator te Euro 2012 me Francen, nenkampione te botes ne fuqi.“Më në fund do te ndeshem me përfaqesuesen e Francës në një aktivitet zyrtar”, deklaroi 26-vjeçari.
“Kam shumë kohë që e pres këtë përballje. Në karrieren time kam kaluar shumë vite ne Ligen 1 franceze me PSG-në dhe Marsejen dhe gjithmonë kam dëshiruar qe së bashku me Kombëtaren shqiptare te luaja kunder ‘gjelave’. Ne periudhen kur Shqiperia nuk është e impenjuar ne asnje aktivitet, bëj tifo për Francen”.

Përballja me blute është mjaft e veçantë, edhe per faktin se Cana do te ketë shansin te luajë përballë miqve dhe ish-kolegeve te tij.

“Dueli” me i rendesishem eshte pa dyshim ai me ish-shokun e skuadres tek Olimpik Marseja, Frenk Riberi. Kapiteni i Sanderlendit vazhdon të ketë kontakte me yllin e Bajernit te Mynihut, pavaresisht se tashmë ata luajne ne dy liga te ndryshme.
Shtuar më 10/02/2010, ora 03:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori