Cana i jep lamtumirën Kombëtares me këtë mesazh
Mbrojtësi legjendar Lorik Cana ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Cana ndihet krenar që ka përfaqësuar kombin e tij.

“Përshëndetje të gjithëve, pas ‘Euro 2016’ vendosa të tërhiqem nga Kombëtarja shqiptare. Mendoj se është koha e duhur në momentin më kulmor të sportit shqiptar.

Ndihem i nderuar që kam përfaqësuar popullin tim gjatë gjithë karrierës time. Sapo u bëra 33 dhe pas 14 vitesh në nivelin më të lartë tashmë duhet të rimëkëmben nga dëmtimet.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj. Uroj gjithë të mirat!!!

Shihemi se shpejti
L.C

Rome, 1 shtator 2016″, shkruan Cana.
Shtuar më 01/09/2016, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori