Cana: I kenaqur nga 90 minutat e para
Albeu.com
Pas aktivizimit te pare 90-minutesh ne kete sezon, ne miqesoren qe Sanderlendi fitoi 2-0 me Peterbroun, Lorik Cana eshte shprehur i kenaqur me paraqitjen e tij. Loja e tij ka entuziazmuar edhe stafin teknik dhe tifozet, ndersa 26-vjeçari ...... deklaroi: “Ishte hera e pare ne kete fillimsezoni qe luaja 90 minuta dhe mund te them se u paraqita mire.

Miqesoret ne kete periudhe jane mjaft te rendesishme, shpresoj te luaj gjate gjithe takimit edhe te shtunen kunder Harts. Me pas do te jem gati per sezonin e ri ne Premierlige”.

Mesfushori kuqezi nuk harroi te falenderonte tifozet per mbeshtetjen gjate sfidave me Selltik dhe Peterbrou. “Deshiroj t’u jap ketyre tifozeve te mrekullueshem ate qe presin prej meje. Loja ime do te permiresohet edhe me shume, pasi nuk jam ende ne formen optimale”. Me 12 milione eurot e shpenzuara per blerjen e Bent, Cana nuk eshte me lojtari me i shtrenjte i “maceve te zeza”: “Jam i lumtur qe skuadra vazhdon te perforcohet. Kjo eshte diçka pozitive per Sanderlendin”.
Shtuar më 07/08/2009, ora 22:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori