Cana "kërcënon" Shaqirin: Do të të mund me Lazion
Me anë të një postimi në Instagram, kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana uron bashkëkombasin e tij, Xherdan Shaqiri për transferimin te Interi, por në të njëjtën kohë e "kërcënon" se kur Lazio dhe ekipi i ri i Shaqos të përballen fituesi do të jetë ai.

"Mirësevjen në kampionatin italian shaqirixherdan. Të uroj fat me ekipin tënd të ri fc internacional vëlla. Shihemi në fushën e lojës për të të mundur", shkruan Cana. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori