Cana kujton disa nga momentet më qesharake me Etrit Berishën
Pëlqej
Ditën e djeshme u bë prezantimi i fondacionit “Cana 5” i drejtuar nga vetë lojtari Lorik Cana, i cili së fundmi ka treguar një moment epik kur ka qenë pjesë e Kombëtares.

Kapiteni legjendar ka folur për një episod në një grumbullimKombëtares dhe në dhomën e hotelit ai qëndroi me portierin Etrit Berisha.

“Ishim në një grumbullim radhe dhe qëndroja në dhomë me Etrit Berishën. U çova për të shkuar në tualet, por e kisha fikur dritën. Kur u ktheva, mendova se jam pranë shtratit tim dhe aty në terr, nisa të prek me duar krevatin për t’u ulur.

Por, isha te shtrati i Etritit dhe në fund preka e atë. Ai u çua i trembur dhe bërtiti. Mbaj mend që tha: “Aman o burrë se na bëre me zemër. Ju nga Gjakova jeni të frikshëm. Plus që kemi edhe 10 ditë në grumbullim, ku i dihet” – tha kapiteni legjendar i Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori