Cana: Një ndeshje historike, shpresojmë te fitorja
Ish kapiteni i Shqipërisë, në një intervistë sonte para stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka shprehur emocionet e tij për Kosovën. Ai ka thënë se është rritur me tregime të babait të tij (Agim Cana), derisa shpreson që Kosova të fitojë sonte

“Është një ndeshje historike. Kam ardhur me e pa Kosovën për shkak të historisë. Kam dëgjuar shumë storie për këtë stadium, emocione të mëdha. E kemi pasur të domosdoshme më e përkrah Kosovën sepse është vendi i jonë”, ka thënë Cana.

“Njohja e Kosovës në këto dy organizata tani krijon shumë programe për zhvillim që me ecë përpara”.

Ai ka bërë një thirrje që Kosova të përkrahet edhe më shumë nga tifozët, jo vetëm në këtë ndeshje por në të gjitha ndeshjet ajo duhet të përcjellët nga shumë tifozë që nuk duhet ta lënë atë pas.

“Ne shqiptarët jemi euforik dhe nuk duhet që të jemi kaq shumë dhe të vimë ta shohim Kosovën vetëm lojën e parë por duhet ta përcjellim gjitha ndeshjes. Sonte pres një festë, një fillim të mbarë dhe me fitore”, ka thënë Cana në këtë intervistë të shkurtër.
Shtuar më 10/09/2018, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori