Cana zbulon: Ja si do ta ndihmoj Kombëtaren ndaj Francës
Sfida në Marsejë ishte ndeshja e jetës që priste. Në qytetin, që e cilëson shtëpinë e tij dhe kundër Francës, vend ku është rritur si futbollist dhe njeri.

Pas kartonit të kuq ndaj Zvicrës, Lorik Cana do të jetë mungesa e madhe e duelit të Shqipërisë me blutë. Një peng, që gjithsesi nuk e thyen kapitenin kuqezi, pasi detyra në skuadër vazhdon.

“Duke e ditur edhe rrugëtimin tim, një eveniment kaq madhështor dhe kur luhet në atë që cilësohet shtëpia time, në Marsejë, ku më prisnin jo vetëm tifozët shqiptarë por edhe francezët, padyshim që mungesa është një peng i madh. Megjithatë, nuk është koha të ul kokën. Kam një detyrë këtu, brenda skuadrës. Kemi një ndeshje për të përgatitur. Duhet të ndihmoj trajnerin dhe shokët që ta përgatisin sa më mirë sfidën".

Loriku nuk di të thotë me siguri nëse zërat për një pritje madhështore të Shqipërisë në Marsejë janë të vërtetë. Ajo për të cilën mbrojtësi 32­vjeçar nuk ka dyshime, është spektakli dhe imazhi i shkëlqyer që kanë lënë tifozët kuqezi.

“Nuk e di nëse francezët do ta presin me entuziazëm Shqipërinë. Nuk e di sa tifozë vendas do të jenë aty, pasi do të ketë tifozë nga e gjithë Franca. Por, di të them se kam marrë mesazhe nga të gjithë ata francezë që e panë ndeshjen tonë, të cilët më uruan për tifozerinë që kemi. Me spektaklin në tribuna, tifozët e kanë mbështetur gjithmonë Kombëtaren, por kanë bërë edhe një përfaqësim të denjë të vendit, duke parë sjelljen e turpshme të tifozëve anglezë dhe rusë. Kam besim se Shqiptarët do ta mbushin stadiumin me ngjyrat kuqezi.”

Edhe pse i skualifikuar, përveç punës brenda skuadrës, Lorik Cana zbuloi për "Supersport" edhe si do ta ndihmojë Kombëtaren gjatë ndeshjes në Velodrom.

“Ndeshjen do ta shoh me pjesën e stafit. Është gjithmonë Erjoni
(Bogdani), që ka detyrën ta shohë ndeshjen në tribunë. Do ta ndihmoj aty, duke e parë ndeshjen nga lart, në një tjetër perspektivë, ndoshta për të dhënë edhe ndonjë këshillë pas 45 minutëshit të parë.”
Shtuar më 14/06/2016, ora 17:00
albania
e Martë 14 Qershor 2016, Ora 17:02
ike more legen
UQK
e Martë 14 Qershor 2016, Ora 17:18
Gjithmon krenar me ty kapiten
Almir zhubi
e Martë 14 Qershor 2016, Ora 18:32
Gashin dhe cikalleshin duhet ti aktivizoni qe ne min e pare,ato krijojne raste dhe rezultate
Daren Nanaj
e Martë 14 Qershor 2016, Ora 19:12
I ke falur Shpirtin Kombetares e ke udhehequr per ne France. KRENAR PER TY LORIK
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori