Cancelo ëndërron të luajë në Premier League
Manchester City është i gatshëm të ofrojë plot 60 milion euro për t’i rrëmbyer Juventusit, Joao Cancelon, shkruan Albeu.com.

Gazeta italiane "TuttoSport" bën me dije se futbollisti portugez ëndërron të luajë në Premier League duke ngjallur dyshime të mëdha se ai është pranë largimit nga Juventusi vetëm pas një viti në Torino.

Ndërkohë, Cancelo në sezonin e tij të parë me fanellën bardhezi është aktivizuar në 34 ndeshje duke shënuar dhe një gol. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2019, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori