Cancelo-Semedo, City refuzon kërkesën për shkëmbim nga Barcelona
Mbrojtësi portugez i Barcelonës, Semedo, tash e një kohë lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.

Barcelona ka disa lojtarë në radar, por dëmet ekonomike kanë bërë që ata të mendojnë për shkëmbime, dhe Semedo është në mesin e lojtarëve që ofrohet më shumë.

Së fundmi, ka pasur zëra se katalanët mund të shkëmbejnë Nelson Semedo me Joao Cancelo.

Por, sipas ‘Marca’, Manchester City kanë refuzuar një mundësi të tillë.

Semedo ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 me skuadrën e Barcelonës, por kjo nuk po mjafton që emri i tij të largohet nga thashethemet.

Mbetet të shihet pas merkatos së verës se cila do të jetë aventura e Semedo për sezonin tjetër.
Shtuar më 25/05/2020, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori