Cannavaro tregon dashurinë për Iniestan: Të gjithë shikonin Messin, por vëmendja ime ishte te ai
Ish-mbrojtësi italian, Fabio Cannavaro, e diskutoi dashurinë e tij për Andres Iniestan, duke thënë se loja e spanjollit i bënte atij aq shumë përshtypje saqë i kushtonte atij më shumë vëmendje sesa Lionel Messit.

Andres Iniesta, i cili tani po e vazhdon karrierën e tij me klubin japonez Vissel Kobe, e festoi ditëlindjen e tij të 36-të të hënën.

Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Spanjës u largua nga Barcelona në vitin 2018, pasi e kishte kaluar një periudhë mjaft të suksesshme me shumë trofe gjatë kohës së tij në Camp Nou.

Cannavaro, i cili i fitoi dy tituj të La Ligës si lojtar i Real Madridit, tha se ai gjithmonë i kishte sytë mbi Iniestan e jo Messin, pasi që spanjollin e konsideron si njërin ndër mesfushorët më të mirë të të gjitha kohëve.

"Ai luante me një stil të atillë, nuk mund të mos e doje atë kur e shihje teksa luante", ka thënë italiani, në një intervistë të dhënë për AS.

"Ai ishte një profesionist i përsosur, shumë modest… e doja shumë atë".

"Të gjithë mund të kenë qenë duke e shikuar Messin, por unë e shikoja Iniestan".
Shtuar më 12/05/2020, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori