Cannavaro zgjidhet trajner i Kinës
Fabio Cannavaro, trajneri aktual i Guangzhou Evergrande, do të marrë detyrën e trajnerit të përfaqësueses së Kinës, në prag të miqësoreve të Kupës së Kinës.

Kjo është zgjidhja që ka menduar Federata Kineze e Futbollit, pas dorëheqjes së Marcelo Lippit në fund të janarit të kaluar, fill pas eliminimit të “Dragonjve të Kuq” në Kupën e Azisë.

Cannavaro, kampion botë me Italinë në vitin 2006, gjithsesi do të qëndrojë përkohësisht në këtë detyrë, derisa të gjendet njeriu I duhur për të marrë përsipër objektivat që ka Federata Kineze e Futbollit për turnetë e ardhshëm.
Shtuar më 07/03/2019, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori