Cantona i jep shanse Shqipërisë për të fituar Europianin
Pak ditë më parë në intervistë eskluzive për Supersport, ish fituesi i Topit të Artë, Andriy Shevchenko e cilësoi Shqipërinë një realitet në futbollin europian dhe përkrahja ndaj kuqezinjve nga kampionë të mëdhenj nuk munguan, si ajo e Eric Cantona që gjatë emisionit të tij në Eurosport foli për Shqipërinë në Europian, madje duke hedhur poshtë dhe një parashikim të një prej bankave më të mëdha në botë:

“Goldman Sachs, një prej bankave më të mëdha në botë kishte bërë një listë me skuadrat e mundshme që mund të fitojnë Europianin. Sipas tyre, Franca ishte e para me 26 përqind dhe Shqipëria e fundit me zero përqind. Kjo është një idiotësi, më vjen që të godas dikë përsëri. Si një skuadër nuk paska asnjë mundësi për të fituar? E Greqia në 2004, dhe ata sikur nuk kishin asnjë shans për të fituar? Apo Danimarka në 1992, e Leicecster në Angli? Unë I jap Shqipërisë një shans për të fituar titullin madje dhe Islandës gjithashtu. Futbolli nuk ka lidhje me numrat dhe statistikat, por me zemrën, përkushtimin dhe talentin. Ka të bëjë me ëndrrën, dhe në ëndërr gjithcka është e mundur”. /supersport/
Shtuar më 10/06/2016, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori