Cantona sulmon Mourinho: Nuk është trajner për Unitedin
Eric Cantona është një personazh karizmatik në Angli. Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, ish-futbollisti i Manchester United ka “sulmuar” trajnerin Jose Mourinho

“Më pëlqen Mourinho, ka personalitet, por jo për Unitedin. Ne na duhet Pep Guardiola. Ai është duke bërë mirë në klubin që unë nuk mund t’ia them emrin. Jose i bën lojtarët të luajnë në mënyrën e gabuar, pa kreativitet dhe argëtim”, shprehet Cantona duke shfaqur hapur preferencën e tij.

Portugezi është vendosur në qendër të sulmeve nga tifozët pasi United nuk është në pritshmëritë që ata presin në këtë fillim sezoni
Shtuar më 09/09/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori