Capello akuzon Mourinhon
Fabio Capello
Selektori i Anglisë, Fabio Capello, ka theksuar se nuk do të komentojë spekulimet se Jose Mourinho ishte zgjedhja e parë e Federatës angleze të Futbollit për të zëvendësuar Steve McLarenin më 2007, për shkak të “respektit”.

Mourinho gjatë një interviste për L’Equipe të hënën kishte theksuar se ishte vetëm “disa orë” larg nga marrja e postit të selektorit të Anglisë para se të ndërronte mendjen. I pyetur rreth deklaratave të Mourinhos, Capello fillimisht theksoi se nuk ka rëndësi te ai se kush ishte kandidati kryesor i FA.

“Nuk e di. Kjo është pyetje për kryetarin që më zgjodhi, jo për mua. Nuk ka rëndësi. Absolutisht jo. Sa herë që një klub ose një ekip kombëtar vendos për një trajner, ata bisedojnë me disa kandidatë. Kjo është normale. As këtë herë nuk është ndryshe”, tha Capello i cili më pas sulmoi Mourinhon, duke theksuar se ai kurrë nuk do të bisedojë për një detyrë tjetër.

“Nuk më pëlqen të flas për marrëdhëniet e mia me klube tjera për shkak të respektit për trajnerët e tyre. Nuk më pëlqen të flas rreth kësaj”, u shpreh Capello.
Shtuar më 30/03/2011, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori