Capello: Balotelli nuk do rritet kurrë
Fabio Capello ka dyshime se Mario Balotelli nuk do të rritet asnjëherë dhe do të mbetet problematik, kudo që të shkojë. Në prag të takimit të rëndësishëm me Juventusin, Milani vuan mungesën e sulmuesit, i cili u pezullua për shkak të përplasjes verbale me arbitrin në humbjen me Napolin.

"Shpresoj, por nuk jam i sigurt nëse Balotelli do të maturohet ndonjëherë", deklaroi Fabio Capello.

Tekniku italian i kombëtares ruse dha opinionin e tij edhe për Botërorin 2014, ku sipas tij Italia mund të befasojë.

"Italia ka një skuadër interesante dhe mund të surprizojë në Kupën e Botës. Brazili luan në shtëpi dhe tifozët përbëjnë një faktor të rëndësishëm, e pamë këtë edhe në Kupën e Konfederatave. Argjentina sa vjen e bëhet më e fortë, ndërsa Gjermania mbetet një nga skuadrat më të mira, por nuk duhet të harrojmë Spanjën, që është gjithmonë surprizë", vijoi tekniku i Rusisë.

Capello më tej refuzoi ta marrë të mirëqënë kualikimin e ekipit që drejton, duke thënë se Rusia ka respekt për kundërshtarin dhe ndeshjet me Luksemburgun dhe Azerbajxhanin nuk duhen parë si fitore të sigurta. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori