Fabio
Capello kishte dashur të
hiqte dorë nga
Marcelo hala para se mbrojtësi brazilian ta niste karrierën e tij tashmë të bujshme 13-vjeçare në
Real Madrid, sipas Predrag Mijatovic.
Në vitin 2007, Roberto Carlos ishte i pamposhtur në formacionin e
Real Madridit në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë.
Fituesi i Kupës së Botës, megjithatë, e kishte kaluar kohën kulmore dhe po e kërkonte një pasues të përshtatshëm për Carlosin.
Madridi e gjeti Marcelon, një mbrojtës tjetër i majtë me të ardhme të ndritur.
Ai ishte blerë në janar dhe i kishte gjashtë muaj kohë për të mësuar nga bashkatdhetari i vet, i cili në verën e atij viti u largua për t’iu bashkuar Fenerbahçës.
Capello ishte trajner i
Real Madridit kur u ble
Marcelo, por trajneri italian nuk ishte bindur se blerja e tij ishte e duhura.
Mjatovic, i cili ishte drejtor sportiv në atë kohë, nuk kishte dashur të
hiqte dorë nga jugamerikani, megjithatë, dhe këmbënguli duke e mbajtur atë në klub.
“Në vitin tim të parë në
Real Madrid, Roberto Carlos, ishte mbrojtës i majtë, më i miri në histori të futbollit sipas mendimit tim, por unë e dija se na duhej ta blinin një lojtar të ri për ta zëvendësuar atë”, tha ish-sulmuesi i
Real Madridit.
“Duke e njohur Roberton siç e njihja unë, si bashkëlojtar, dhe duke e ditur se atij do t’i mbaronte kontrata në fund të sezonit, ishte e qartë se paraqitjet e tij nuk ishin njëlloj sic kishin qenë më parë dhe ne duhej ta zëvendësonim”, shtoi ai.
“
Marcelo ishte 18 vjeç dhe plotësisht i panjohur dhe
Capello duhej të
hiqte dorë nga ai, por unë refuzova sepse doja që ai të stërviste me Roberto Carlosin”, theksoi ai.
Marcelo u mbajt në Bernabeu, derisa
Capello u shkarkua, dhe u bë titullar i rregullat nga sezoni 2007/08.
Shtuar më 23/06/2020,
ora 22:49