Capello dëshiron Rooneyn në europian
Trajneri italian i kombëtares së Anglisë, Fabio Capello ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për sulmuesin Wayne Rooneyn. Ky i fundit u pezullua nga EUFA për shkak të asaj ndërhyrjeje ndaj një lojtari malazez.

Pas këtij pezullimi ai tashmë është vën në dyshim për udhëtimi i tij për EURO 2012 që mbahet në Poloni dhe Ukrainë.

"Ne kemi shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar, por ne gjithashtu kemi nevojë për lojtarë me përvojë. Lojtarët si Wayne Rooney na duhen shumë", ka thënë Capello. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2011, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori