Capello është gati për Milanin
Fabio Capello nuk do rikthehet në Milano si drejtues, por si trajner. Ish-tekniku i Kombëtares angleze gjatë mbrëmjes së djeshme e ka shprehur qartë dëshirën e tij: "Nuk e shikoj të ardhmen time pas një tavoline zyre, – ka thënë "Don Fabio". – Një gjë të tillë e kam bërë për katër vjet dhe më mjafton".

Lidhur me thashethemet e merkatos të cilat e shikojnë teknikun italian të marrë drejtimin e skuadrës së presidentit Silvio Berlusconi, Capello shton: " Nostalgjia ime për futbollin e luajtur në fushë është tepër e madhe. Kam lexuar nëpër gazeta se mund të marr një post drejtuesi te Milani, por asgjë nuk është e vërtetë. Të më besoni për këtë që them. Unë Gallianin e kam mik të mirë, dhe nuk mund t’ia bëj një gjë të tillë. Gjithsesi, lidhja ime me klubin e Milanit është e madhe. Por asnjë nga miqtë e mi nuk më ka kërkuar të marrë drejtimin e formacionit kuqezi. Nëse do e bëjnë një gjë të tillë, do e mendoj njëherë".

Pra me pak fjalë, Capello lë të kuptohet se është i gatshëm të drejtojë Milanin, klubi me të cilin ka fituar gjithçka. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2012, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori