Capello, fajtori i humbjes me Francën
Pëlqej
Ditën pas humbjes me Francën 2-1, mediat angleze e drejtojnë gishtin nga Capello. Trajneri I Anglisë është përsëri shënjestër e ofendimit të tabloidit The Sun. “Një budalla me kapele”, hap faqen e saj The Sun që ia hedh fajin Capellos për paraqitjen opake të kombëtares angleze, I cili sipas tabloidit është shfaqur edhe njëherë I paaftë të lexojë ndeshjen kur në fushë Franca bënte ç’donte. Edhe tabloidet e tjera nuk kursehen ku Times shkruan, “ Pa logjikë dhe pa shpirt, fytyra të reja, e njëjta angli”. (albeu.com)
Shtuar më 18/11/2010, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori