Capello "injoron" Anzhin
Selektori i Anglisë Fabio Capello ka insistuar se kualifikimi për në Euro 2012 është brenga e tij kryesore pavarësisht spekulimeve se gjendet në listën e trajnerëve të kërkuar për të udhëhequr skuadrën ruse Anzhi Makhachkala.

Capello, kontrata e së cilit me Anglinë skadon më 2012 ka insistuar se është i përqendruar plotësisht te detyra e tij aktuale.

"Askush nuk ka biseduar me mua nga Rusia, andaj jam befasuar nga gjithçka që është shkruar. Përgjigja është gjithmonë e njëjtë, jam i përqendruar në detyrën time, të shkoj në Euro 2012", tha Capello. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori