Capello ironizon Juventusin: Nuk luajnë me ritëm në Champions
Ish-trajneri i njohur italian Fabio Kapelo beson se Juventusi nuk e ka ritmin e duhur për të luajtur dhe fituar Ligën e Kampioneve.

Ish-tekniku i Milanit, Romës, Juventusit dhe Real Madridit vlerësoi se skuadra bardhezi ka futbollistë cilësorë në skuadër, por për një kompeticion elitar si Liga e Kampioneve, ekipi nuk po luan me ritmin e duhur.

JuventusiLigën e Kampioneve – Ritmi i ndeshjeve të tyre nuk është i duhur për Ligën e Kampioneve. Një kompeticion i tillë kërkon ritëm dhe shpejtësi më të lartë, këto janë çelësat për të patur sukses. Kjo skuadë ka cilësi dhe emra të mëdhenj. Mendoj se rikthimi i Kielinit është thelbësor për Juventusin, ai sjell pozitivitet te skuadra”, deklaroi Kapelo.|
Shtuar më 18/02/2020, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori