Tekniku i njohur italian, tashmë në krye të kombëtares ruse, Fabio
Capello, ka bërë krahasimin mes dy futbollistëve më të mirë në botë për momentin mes
Cristiano Ronaldos dhe Lionel
Messit.
Për "Don Fabio"-n, që të dy janë të jashtëzakonshëm, por mes tyre nuk mungojnë dallimet.
"
Cristiano Ronaldo dhe Lionel
Messi janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, por shumë të ndryshëm mes tyre", është shprehur
Capello.
"
Cristiano është futbollist me energji të madhe, me një teknikë të mirë, por nuk e ka teknikën e pastër si
Messi. Është shumë vështirë të luash kundër
Messit", vijoi tekniku italian. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2014,
ora 10:17