Capello: Ja pse Luis Enrique po gabon me Luis Suarezin
Fabio Capello mendon se Luis Enrique po gabon duke e vendosur Luis Suarezin në krah të sulmit. Tekniku italian i Rusisë është i mendimit se ish bomberi i Liverpool është më i efektshëm në qëndër.

"Trajneri i tij di më shumë se ne, por krahu nuk është vendi më i mirë për Suarezin. Ai është një golashënues dhe po humbitet 50% duke e vendosur në krah", është shprehur "Don" Fabio.

"Ai duhet të jetë në qendër, jo në krahë. Luis Suarez është një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe unë mendoj se Luis Enrique është duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje taktike për këtë", ka përfunduar Fabio Capello. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori