Capello: Juventusi do të fitojë edhe titullin e tetë me radhë në Serie A
Pëlqej
Fabio Capello ka thënë se cikli i Juventusit nuk është mbyllur dhe se do ta fitojë edhe titullin e tetë me radhë në Serie A.

Bianconerët e fituan titullin e shtatë me radhë në fundjavën që lamë pas, por edhe Kupën e Italisë për të katërtin vit me radhë.

“Jam i bindur se Juventusi do të fitojë edhe titullin e tetë me radhë”, tha Capello.

“Rivalët e tyre janë shumë pas dhe mendoj që do ta fitojnë edhe kampionatin e tetë me radhë”.

“Kjo pasi në futboll llogariten organizimi dhe dëshira dhe aty nuk ka ngopje”, u shpreh Capello për Corriere dello Sport. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2018, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori