Capello këshillon Haaland për të ardhmen: "The reds" destinacioni i duhur
Fabio Capello, një emër i njohur i stolit jo vetëm në Itali (ish-trajner i Real Madridit, Anglisë dhe Russisë jashtë vendit të tij), foli për Haaland dhe të ardhmen e tij.

Ai i befasoi të gjithë duke thënë se destinacioni ideal për lojtarin norvegjez është Liverpooli. Në fakt, italiani beson se sulmuesi norvegjez do të bënte më mirë nën urdhrat e Jurgen Kloppit.

Liverpooli e kërkon Haalandin, që tashmë është shndërruar një nga sensacionet e këtij sezoni. 20-vjeçari ka shënuar deri tani 41 gola dhe në rikthimin e Bundesligës, fundjavën e kaluar, realizoi golin e parë të javës në derbin e Ruhrit.

Haaland është objektivi kryesor i Real Madridit për sulmin. Klubi mbretëror po kërkon me ngulm një sulmues race dhe e sheh norvegjezin lojtarin ideal për atë pozicion.
Shtuar më 19/05/2020, ora 08:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori