Capello kritikon Ancelottin: Nuk ndërrohen portierët si mesfushorë
Pëlqej
Kriza e Real Madrid, por dhe ecuria e Barcelonës ishin disa prej çështjeve për të cila foli ish-trajneri i "Los Blancos", aktualisht në krye të përfaqësueses ruse, Fabio Capello. Tekniku italian i kontaktuar nga mediat spanjolle, kritikoi së pari rotacionin e Carlo Ancelottit me portierët duke e cilësuar atë si të gabuar.

"Si Lopez gjithashtu dhe Iker janë të dy portierë shumë të mëdhenj dhe besoj se Casillas nuk do të ketë probleme për t’u grumbulluar në Botëror. Megjithatë mua më duket e papërshtatshme që njëri të luajë në Champions e tjetri në La Liga. Nuk mund t’i ndryshosh portierët në këtë mënyrë, sikur të jeni mesfushorë. Është një pozicion shumë delikat. Megjithatë unë besoj se Ancelotti ka nevojë për kohë, sepse lojtarët po përballen me një ndryshim në lojë dhe gjërat e mira nuk bëhen brenda ditës. Unë besoj se Reali mbetet favorit për fitimin e titullit kampion", është shprehur Capello.

Italiani foli gjithashtu dhe për shitjen e Ozil dhe blerjen e Gareth Bale: "Për mendimin tim Reali bëri gabim që e shiti gjermanin sepse ai ishte përshtatur shumë mirë në lojë. Bale është një futbollist i madh por nevojitet që të jetë në formë optimal dhe gjithashtu që të kuptojë futbollin që kërkon Ancelotti".

"Don Fabio" theksoi se afrimi i Neymar do të ndihmojë Barcelonën shumë në të ardhmen, ndërsa vlerësoi Xavin si mesfushorin e dekadës së fundit.

"Neymar është një futbollist që luan në disa pozicione në sulm, dhe afrimi tij besoj se do ta ndihmojë Barcelonën që të ketë më shumë fleksibilitet në ndryshimin e skemave. Për mua në Botë nuk ka një të dytë si Xavi Hernandez. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Lojtarët të nivelit të tij janë të rrallë", ka vijuar tekniku i njohur italian.

Fabio Capello foli gjithashtu dhe për debatin për grumbullimin ose jo të Diego Costa me kombëtaren spanjolle. Sipas italianit, atij vetë nuk do t’i vinte aspak keq që ta kishte në përfaqësuese brazilianin. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 11:52
Ndeshja e fundit
17/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Real Madrid Club de Fútbol në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori