Capello kritikon Interi: Kanë qenë një zhgënjim i madh
Fabio Capello ka komentuar titullin e radhës të fituar nga Juventus në një intervistë të dhënë për "Gazzetta dello Sport".

Ish-trajneri ka kritikuar kundërshtarët e bardhezinjve, të paaftë për të garantuar një rivalitet më të madh në kampionatin italian.

"Skuadra që më ka zhgënjyer më shumë ka qenë Inter-i. Mendoja se do të ishte anti-Juventus-i, jam gabuar. Ka humbur rrugës", ka thënë ish-trajneri i bardhezinjve.

"Napoli? Ndryshon historia, sepse ata kanë ndryshuar trajner dhe Ancelotti ka kërkuar të ndryshojë diçka, por eliminimi nga Champions League ka lënë shenjë".
Shtuar më 21/04/2019, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori