Capello kritikon Interin: Nuk fitohet me një futbollist
Pas eleminimit të Interit nga Liga e Kampionve, tashmë gjyqin ja bën dhe një emër i njohur sic është Fabio Capello. Në një interevistë për Sky Sport pas ndeshjes, Capello kritokoi Interin per lojen e dobet.


"Interi luajti shumë mirë ndaj Juves, por sepse nuk i duhej të fitonte patjetër. Me PSV ishte e kundërta dhe kur Interi është i detyruar të fitojë, nuk ka zgjidhje.

"Rruga e vetme është topi te Ikardi dhe e zgjidh ai. Është gabim, sepse ai mbetet i izoluar përpara dhe nuk ka zgjidhje tjetër, një plan B.

"Edhe mesfusha është e dobët, nuk ka cilësi dhe nuk di si të ndryshojë ritëm e të krijojë raste për Ikardi. Kështu është e kotë, nuk mjafton as Naingolan, i cili u ble për këtë punë”. /albeu.com/


Shtuar më 12/12/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori