Capello kundër Contes: Nuk i ndëshkoj futbollistët
Fabio Capellos nuk i ka pëlqyer aspak vendimi i Antonio Contes për të mos e lënë pushim skuadrën e Juventusit pas barazimit zhgënjyes ndaj Hellas Verona. Tekniku bardhezi, për të treguar se kush komandon, e ka grumbulluar skuadrën në Vinovo, për t’u treguar lojarëve se nuk mund të lëshojnë në një ndeshje të cilën e udhëhoqën 2-0 gjatë pjesës së parë.

Mirëpo ish tekniku i Juventus, aktualisht në krye të përfaqësueses së Rusisë, tha se nuk është praktikë e mirë të japësh ndëshkime për një rezultat që nuk është ai i pritshmi.

"Unë nuk jam dhe nuk ka qenë ndonjëherë pro masave të tilla, nuk i kam ndëshkuar kurrë futbollistët, sepse nuk bën pjesë në mënyrën time të të menduarit. Më pëlqen të arsyetoj, të flas me futbollistët dhe të gjej zgjidhje", ka thënë tekniku italian i kombëtares së Rusisë.

67-vjeçari nuk mund t’i shmangej një komenti mbi momentin e keq që po alon Milani, skuadër me të cilën fitoi Champions Ligën në vitin 1994. "Balotelli? I kam disa Balotell-ë edhe në Rusi. Në të kaluarën Berlusconi është treguar shumë intuitiv me emërimin trajner të Sachit dhe Capellos, uroj që Seedorf të zgjedhja e tretë e këtij lloji", u shpreh Capello. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2014, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori